IRAN: PARLAMENTI VOTOI LIGJIN QË NDRYSHON DITËT E FUNDJAVËS | TANI FUNDJAVË QUHET E PREMTJA DHE E SHTUNA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 16, 2024
- 1 min read
Teheran, Iran | Anëtarët e parlamentit të Iranit kanë miratuar një projekt-ligj - të konsideruar të diskutueshëm - që ndryshon ditët e fundjavës nga e enjtja dhe e premtja në të premten dhe të shtunën.
Kështu raporton agjencia e lajmeve Irna.
Projektligji është kundërshtuar prej vitesh nga fundamentalistët në Iran, të cilët thonë se masa do të ketë efekt në kulturën iraniane, sepse e shtuna është një festë për hebrenjtë dhe jo për myslimanët.
Projektligji bazohet në çështje që lidhen me tregtinë dhe investimet në vend, pasi në vendet e huaja pushimet përfshijnë të shtunën dhe të dielën ndërsa në Iran fundjava përfshin të enjten dhe të premten.
Sipërmarrësit dhe tregtarët janë ankuar shpesh se një fundjavë që përfshin të enjten dhe të premten i bën ata të humbasin gjithsej katër ditë për aktivitetet e tyre të biznesit.
“Irani ka ndërveprime ekonomike me botën me vlerë 120 miliardë dollarë dhe katër ditë paraqesin dëm”, tha një grup parlamentarësh që votuan pro projektligjit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















