IRAN | KRYETARI I PARLAMENTIT MOHAMMAD BAGHER GHALIBAF: KUSHDO QË STREHON BAZAT AMERIKANE NUK DO TË GËZOJË PAQE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Teheran, Iran | “Vendet që strehojnë baza amerikane në rajon nuk do të gëzojnë paqe”.
Kështu tha Kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, në rrjetin social virtual Iks (X) - duke shtuar se sulmi ndaj uzinës së desalinizimit në Keshm (Qeshm), për të cilin Ministri i Jashtëm i Iranit më parë kishte fajësuar ShBA-ës, u krye me mbështetjen e një prej bazave ajrore në vendet fqinje jugore.
“Ky krim flagrant do të marrë një përgjigje proporcionale. Bazat ushtarake amerikane në rajon janë platforma për operacione kundër Iranit. Burimi i sulmeve është objektivi i përgjigjes sonë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments