IRAN | KRYETARI I PARLAMENTIT MOHAMMAD-BAGHER GHALIBAF: ASNJË NEGOCIATË ME SHBA-ës; LAJME TË RREME PËR TË MANIPULUAR TREGJET E NAFTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Teheran, Iran | “Populli ynë kërkon ndëshkim të plotë dhe të rëndë për agresorët.
Të gjithë zyrtarët mbështesin fuqimisht udhëheqësin dhe popullin e tyre derisa të arrihet ky qëllim.
Nuk ka pasur negociata me Shtetet e Bashkuara. Lajmet e rreme po përdoren për të manipuluar tregjet financiare dhe të naftës dhe për të dalë nga moçali në të cilin janë bllokuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli”.
Kështu shkroi Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad-Bagher Ghalibaf në rrjetin social virtual Iks (X) - duke mohuar se negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u zhvilluar dhe se ai vetë është i përfshirë në bisedime.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments