IRAN | KORPUSI I GARDËS REVOLUCIONARE ISLAMIKE: SULMUAM BAZAT AMERIKANE NË JORDANI + BAHREIN + KUVAJT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike mori përgjegjësinë për sulmin ndaj bazave amerikane në Jordani, Bahrein dhe Kuvajt këtë mëngjes”.
Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Irna”.
“Garda Revolucionare Iraniane pretendoi gjithashtu se kishte goditur objektiva amerikane në Oman, duke pretenduar se kishte shkatërruar sistemet e radarit si pjesë e fazës së pestë të hakmarrjes së tyre kundër ShBA-ës”.
Kështu raportoi enti mediatik katarez “Al Jazeera”, duke cituar një deklaratë nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Garda pretendon se ka lëshuar raketa dhe dronë kundër instalimeve dhe infrastrukturës së ushtrisë agresore amerikane në bazën Al Juffair në Bahrein, dhe kundër radarit me rreze të gjatë veprimi dhe radarit të zbulimit detar FPS në Oman.
Garda pretendon se sistemet e radarit në Oman u shkatërruan.
Ajo pretendon se e vetmja mënyrë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për trafikun detar është t'i jepet fund ndërhyrjes së ushtrisë agresore amerikane në Ngushticë dhe të respektohet sovraniteti i vendeve mbi ujërat e tyre bregdetare.
Ajo pretendon se vazhdimi i këtyre ndërhyrjeve do të çojë në aksidente edhe më serioze në sektorin global të naftës dhe gazit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments