IRAN | ZËDHËNËS DIPLOMATIK IRANIAN ESMAEIL BAKAEI (BAQAEI): ASKUSH NUK PRISTE NJË MARRËVESHJE NË RAUNDIN E PARË TË NEGOCIATAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Teheran, Iran | Teherani tha të dielën se askush nuk priste që ShBA-ës dhe Irani të arrinin një marrëveshje në raundin e parë të bisedimeve.
“Që në fillim ishte e qartë se nuk duhet të presim të arrijmë një marrëveshje në një seancë të vetme. Askush nuk e priste këtë”.
Kështu tha Esmaeil Bakaei (Baqaei), zëdhënës diplomatik iranian, për televizionin shtetëror iranian, pas njoftimit të dështimit të bisedimeve në Islamabad për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se ishte i sigurt se kontaktet tona me Pakistanin, si dhe me miqtë tanë të tjerë në rajon, do të vazhdojnë.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve “Mehr”, delegacioni i Teheranit i dërguar në Islamabad është larguar tashmë nga Pakistani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments