top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INSPEKTORI SAMET KADROJI U PEZULLUA NGA DETYRA ME URDHËR TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT SKËNDER HITA; 7446 RRËNJË HASHASH NË FSHATIN REÇ I RI TË VELIPOJËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 2 min read
Samet Kadroji

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner të infiltruar brenda radhëve të Policisë së Shtetit, drejtori i përgjithshëm i saj, drejtues madhor Skënder Hita, pezulloi nga funksionet:

1- Kryekomisarin Bekim Lika, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

2- Nënkomisarin Zef Marku, shef i Stacionit Policisë Velipojë.

3- Inspektorin Samet Kadroji, Nd/specialist SPZ, përgjegjës për zonen ku janë gjetur bimët narkotike.


Njoftim | U gjetën të kultivuara 7446 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, pezullon nga detyra Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër, Shefin e Stacionit të Policisë Velipojë dhe Ndihmësspecialistin e Policimit në Zonë, përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët.


Nis hetimi disiplinor dhe për 2 punonjës të tjerë, pjesë e grupit të kontrollit të territorit.


Pas informacionit të ardhur në postën elektronike të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për kultivimin e mijëra bimëve narkotike, në fshatin Reç i Ri, Velipojë, në një territor të hapur, lehtësisht të verifikueshëm në zonë fushore, u organizua menjëherë puna për asgjësimin e tyre, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të kryer një hetim të thelluar administrativ.


Për mangësi të konstatuara në mospërmbushjen e detyrave, filloi hetimi disiplinor për 5 punonjës policie, konkretisht për:


-Kryekomisar B. L., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, për të cilin është vendosur pezullimi disiplinor nga detyra;


-Nënkomisar Z. M., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë, gjithashtu i pezulluar nga detyra;


-Inspektor S. K., me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë, përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët narkotike, i pezulluar nga detyra.


Më tej, ka nisur hetimi disiplinor, pa pezullim nga detyra, për Nënkomisar D. N., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë dhe Inspektor E. I., me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë në Stacionin e Policisë Velipojë, të dy pjesë e grupit të kontrollit të territorit.


Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe çdo forme të paligjshmërisë është prioritet i Policisë së Shtetit.


Çdo rast do të trajtohet me vendosmëri maksimale dhe pa asnjë kompromis, si ndaj autorëve të veprave penale, ashtu dhe ndaj çdo punonjësi policie që nuk përmbush detyrimet ligjore apo abuzon me detyrën, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page