INDIA PËRJASHTOI UKRAINËN NGA G20-ta.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 17, 2023
- 1 min read

Dehli i Ri, Indi | India ka vendosur të mos e ftojë Ukrainën në samitin e G20.
Lajmi raportohet nga Sky News, duke shtuar se Rusia do të zërë vendin e saj. Tetë shtete joanëtare janë të listuara në faqen e internetit të G20: Bangladeshi, Egjipti, Mauritiusi, Holanda, Nigeria, Omani, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Spanja gjithashtu pritet të jetë joanëtare.
I takon vendit pritës të vendosë se cilët jo-anëtarë do të ftojë çdo vit.
“Ne kemi marrë vendimin të mos ftojmë Kievin në G20 sepse është një platformë e fokusuar në rritjen globale, dhe kjo duhet të mbetet në qendër të vëmendjes. G20 nuk është Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ai nuk merret me sigurinë. Kryeministri Modi u takua me z. Zelenski (Zelensky) në COP26, më pas në G7-të, në Hiroshima, dhe ne kemi marrëdhënie të mira dhe solide me Ukrainën në fushat ekonomike, ushtarake, teknologjike dhe të sigurisë ushqimore”, tha ministri i Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar.
“Puna diplomatike për të rënë dakord për një deklaratë përfundimtare në G20 të planifikuar për 9-10 shtator në Dehlin e Ri (Nju Delhi), duke iu referuar luftës në Ukrainë, është në vazhdim dhe kërkon kohë dhe durim. 23 ditë para samitit po zhvillohen negociatat dhe diplomacia nuk mund të ndërtohet brenda një dite. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të”, vijoi ministri. Ai më pas kujtoi se në G20-ën e fundit në Bali, Indonezi, liderët kishin arritur të gjenin “një bazë të përbashkët për Ukrainën, edhe për shkak të faktit se pasojat e luftës vazhdojnë të dominojnë ekonominë reale të botës.” Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)
























Comments