ILAÇI I RI PËR PARANDALIMIN E HIV-it U MIRATUA NË SHBA-ës | ËSHTË NJË VAKSINË ANTIVIRALE MUJORE; MUND T’I JAPË FUND EPIDEMISË SË AIDS-it; DO TË TREGTOHET ME EMRIN “YEZTUGO”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 18
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar një ilaç të ri që mund të ndihmojë në përfundimin e epidemisë së AIDS-it.
Është një injeksion antiviral që jepet çdo dy vjet, i prodhuar nga kompania Gilead, për parandalimin e HIV-it.
Megjithatë, lëshimi për përdorim publik i ilaçit, i cili, do të tregtohet me emrin “Yeztugo”, do të përballet me një sërë pengesash, duke përfshirë shkurtimet e propozuara nga administrata e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për fondet federale për parandalimin e AIDS-it.
Si funksionon ilaçi i ri “Yeztugo”?: Ai administrohet si dy injeksione nën lëkurë të barkut, duke lënë një depo të vogël të ilaçit që absorbohet ngadalë nga trupi.
Gilead-i nuk ka njoftuar një çmim për të.
Ilaçi parandalon vetëm transmetimin e HIV-it dhe nuk bllokon sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme.
Të dhëna mbi epideminë e AIDS-it: Sipas të dhënave të OBSh-së, epidemia e AIDS-it do të shkaktojë afërsisht 1.3 milion infeksione të reja dhe kontribuoi në vdekjen e 630000 njerëzve në mbarë botën në vitin 2023.
“Vetëm në Shtetet e Bashkuara, ka 700 raste të reja dhe 100 vdekje të lidhura me HIV çdo javë”, tha z. Deniëll O’Dei (Daniel O'Day), CEO i Gilead-it.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments