top of page
E BARDHË SHIRIT.png

I ZHVATI 25 MIJË EURO BIZNISMENIT NGA SAUKU | SHPALLET NË KËRKIM MASHTRUESI NIGERIAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 9, 2023
  • 1 min read

Nigeri | Z. Sebastian Negbenedor me origjinë nga Nigeria, u shpall në kërkim policor, pasi nëpërmjet mashtrimit i zhvati një biznesmeni shqiptar shumën prej 25 mijë eurosh.


Z. Negbenedor i ka dërguar biznesmenit shqiptar një e-mail ku duhej ta dërgonte shumën monetare, por kësaj radhe jo në Itali, ku kishte ndodhur zakonisht dërgesa e parave, por në Gjermani.


Biznismeni ia dorëzoi pagesën.


Disa kohë më vonë, kompania italiane e kontakton duke i kërkuar që të kryente pagesën, të cilën sipas saj ai nuk e kishte kryer. Në këtë situatë biznesmeni kuptoi se ishte mashtruar, dhe i’u drejtua autoriteteve kompetente me një kallëzim penal, në datën 20 tetor 2022.


Biznesmeni shqiptar, Egrez Baxha, prej 10 vitesh administron biznesin e vet në Sauk të Tiranës, i cili, është i përqëndruar në import detergjentesh nga tregjet italiane.


Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi masën e sigurimit “arrest me burg”, për shtetasin nigerian Sebastian Negbenedor, për shkelje të parashikuar në konceptin penal të “Mashtrimi Kompjuterik”, kërkesë të cilën gjykata e pranoi Nigeriani i dyshuar si keqbërës ndodhet në arrati. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page