top of page
E BARDHË SHIRIT.png

I PARABURGOSURI BESNIK KOÇIU (I CILI NDODHEJ NË INSTITUCIONIN E EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE PENALE “JORDAN MISJA”) VDIQ NË URGJENCËN E QSUT-së.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 24
  • 2 min read

Updated: Aug 7

ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se në orët e para të mëngjesit të sotëm vdiq në ambientet e Urgjencës së QSUT-së i paraburgosuri Besnik Koçiu, me moshë 50 vjeç, i cili, ndodhej në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”.


Njoftim | Më datë 24 korrik 2025, rreth orës 08:00, në ambientet e Urgjencës së QSUT-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri Besnik Koçiu, i datëlindjes 26.10.1974, i cili ishte i akomoduar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja” që prej datës 16 korrik 2025, ardhur nga Drejtoria e Policisë Tiranë.


Rreth orës 07:00 të datës 24 korrik, personeli infermieror është njoftuar se shtetasi Koçiu ishte pa ndjenja në dhomën e tij. Ai është transportuar menjëherë me urgjencë në QSUT në orën 07:08, ku ka mbërritur në orën 07:12 dhe është trajtuar nga ekipi mjekësor i urgjencës.


Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, në orën 08:00 është konfirmuar ndarja nga jeta.


Shtetasi Koçiu në momentin e pranimit në institucion ka deklaruar se vuante nga Diabet Mellitus, Hipertension Arterial dhe një AVC ishemik të kaluar rreth gjashtë muaj më parë, për të cilat kishte terapi të vazhdueshme referencë për të cilën i është hapur dhe kartelë mjekësore për kryerjen e ekzaminimeve të vazhdueshme.


Shtetasi Koçiu ishte në hetim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”.


Ngjarja është referuar menjëherë autoriteteve përkatëse.


Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet në njoftimin zyrtar.

Z. Besnik Koçiu.
Z. Besnik Koçiu.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page