I DEHUR NË TIMON PËRPLASI NJË QYTETAR NË ELBASAN: DEPUTETI QANI XHAFA U MUAR NËN HETIM NGA SPAK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 10, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi hetimet penale ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Qani Xhafa.
Gjykata e Posaçme i këtheu aktet proceduriale penale SPAK-ut për deputetin e Partisë Demokratike Qani Xhafa, duke e urdhëruar ta hetojë, lidhur me aksidentin automobilistik të ndodhur më 13 mars të vitit 2023, në bulevardin “Qemal Stafa”, në Elbasan.
Vendimi gjyqësor u muar nga gjyqtari Erjon Çela (i cili shqyrtoi sot kërkesën e Gjykatës së Elbasanit, që shpalli moskompetencë lëndore për çështjen e deputetit Xhafa).
Sipas GJKKO, hetimet penale paraprake gjer më tash janë kryer nga një prokurori jokompetente dhe do të duhet t’i kalojnë SPAK-ut, duke qenë se z. Xhafa është subjekt që duhet të hetohet nga kjo prokurori.
Ndaj z. Xhafa është ngritur akuza për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
Aksidenti u shënua në kohën kur z. Xhafa ishte kandidat për deputet.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários