HUTHITË PRETENDOJNË SULMIN ME DRON NË TEL AVIV.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 19, 2024
- 1 min read
Jemen | Huthitë e Jemenit morën përgjegjësinë për sulmin me dron në Tel Aviv.
“Forca ajrore, në kuadër të Forcave të Armatosura të Jemenit, kreu një operacion ushtarak cilësor, duke synuar një nga objektivat e rëndësishëm në zonën e pushtuar Xhafa (Jaffa), të njohur në Izrael si Tel Aviv”, tha zëdhënësi i rebelëve jemenas Jahja Sari (Yahya Saree), në një deklaratë.
Huthitë kanë sulmuar anijet në brigjet e Jemenit prej muajsh, duke pretenduar se po veprojnë në solidaritet me palestinezët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments