HUNGARI | KRYEMINISTRI I RI PITËR MAGIAR (PETER MAGYAR) DO TË HAPË ARKIVAT E POLICISË SEKRETE; EMRAT E BASHKËPUNËTORËVE TË POLICISË SEKRETE NUK JANË ZBULUAR KURRË ZYRTARISHT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read
Budapest, Hungari | Qeveria e re hungareze e udhëheqësit të opozitës Pitër Magiar (Peter Magyar) do të hapë arkivat e policisë sekrete të epokës komuniste.
Z. Balid Ruf, një kandidat për shef të stafit, tha se zbulimi i dosjeve do të ishte detyra e tij kryesore.
Hungaria nuk i ka zbuluar zyrtarisht emrat e bashkëpunëtorëve të policisë sekrete, ndryshe nga vendet e tjera në rajon.
Individët kanë qasje vetëm në dosjet e tyre dhe jo në materiale nga ish-informatorë të tjerë.
Historiani Kristian (Christian) Ungvari theksoi se transparenca e plotë është e nevojshme për të parandaluar rrezikun e shantazhit ndaj figurave publike.
Partia Hungareze Tisza e qendrës së djathtë mundi kryeministrin veteran konservator Viktor Orban më 12 prill, duke premtuar se do ta rikthente Hungarinë në rrugën evropiane, do të ringjallte ekonominë në vështirësi dhe do të siguronte lirimin e miliarda eurove nga fondet evropiane.
“Kjo është punë e historianëve, por unë do të jem në gjendje të siguroj që qeveria e ardhshme do të ofrojë kornizën që kjo të ndodhë, që do të japë mundësinë për një hetim pa presion politik”, tha avokati dhe këshilltari politik Balid Ruf.
Ndryshe nga Polonia ose Republika Çeke, Hungaria nuk i ka zbuluar kurrë zyrtarisht emrat e bashkëpunëtorëve të saj të policisë sekrete, megjithëse me kalimin e kohës disa emra kanë rrjedhur në media.
Individëve u lejohet qasje në dosjet e tyre, por nuk mund të shohin materiale rreth njerëzve të tjerë, përfshirë ish-informatorët.
Historiani Ungvari, avokat i vendosur i transparencës së plotë, tha në një leksion të vitit 2023 se për sa kohë që e kaluara e figurave publike nuk është publike, ata gjithmonë do të rrezikojnë të bien viktimë e shantazhit nga ata që kanë qasje në informacion rreth së kaluarës së tyre.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments