top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HRW: TURQIA MBAN PËRGJEGJËSI PËR ABUZIMET NË SIRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 4, 2024
  • 3 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Türkiye (Turqia) mban përgjegjësi për abuzimet e të drejtave të njeriut, dhe krimet e mundshme të luftës, të kryera nga forcat turke, dhe ato me prokurë në Sirinë veriore, të pushtuar nga Turqia, sipas një raporti të publikuar të enjten nga organizata jo-qeveritare Hjumn Raits Uoç (Human Rights Watch), HRW.

Raporti prej 74 faqesh dokumenton abuzime të ndryshme, duke përfshirë rrëmbimet, dhunën seksuale dhe torturat, nga Ushtria Kombëtare Siriane (SNA), dhe Policia Ushtarake e mbështetur nga Turqia.

Abuzimet e vazhdueshme duke përfshirë torturën dhe zhdukjet me forcë të atyre që jetojnë nën autoritetin turk në Sirinë veriore do të vazhdojnë nëse vetë Turqia nuk merr përgjegjësinë dhe vepron për t'i ndaluar ato”, tha zëvendësdrejtori i HRW për Lindjen e Mesme Edëm Kugll (Adam Coogle).

Zyrtarët turq nuk janë thjesht kalimtarë të abuzimeve, por, mbajnë përgjegjësi si fuqi pushtuese, dhe në disa raste janë përfshirë drejtpërdrejt në krime të dukshme lufte.

Turqia ka pushtuar pjesë të ndryshme të Sirisë veriore, që kur filloi të kryente operacione ushtarake në rajon, në vitin 2016.

Turqia, e cila, synonte të zvogëlonte praninë kurde, përgjatë kufirit turko-sirian, mori mbështetje nga grupet e armatosura vendore që kolektivisht u bënë të njohura si SNA.

Sipas HRW, sirianët janë përballur me zhvendosje të rënda, abuzime të të drejtave të njeriut, dhe shkelje të ligjit humanitar, si rezultat i inkursioneve turke.

Raporti thekson arrestimet arbitrare, rrëmbimet dhe ndalimet e paligjshme të kryera nga fraksionet SNA dhe Policia Ushtarake, me banorët kurdë që marrin abuzimet më të këqija për shkak të lidhjeve të tyre të perceptuara me forcat kurde në Sirinë verilindore.

Gjithçka është me fuqinë e armës”, tha një ish-banor, që jetonte nën sundimin e SNA.

Një nga shqetësimet kryesore për avokatët e të drejtave të njeriut është kthimi me forcë i refugjatëve sirianë që kanë jetuar në Turqi (Türkiye).

Vendi aktualisht është shtëpia e mbi 3 milionë refugjatëve sirianë, dhe raporti i HRW tërheq vëmendjen ndaj arrestimit, ndalimit dhe deportimit të mijëra këtyre refugjatëve që nga viti 2017.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi në vitin 2022 se kombi synon të kthejë një miliona refugjatë sirianë në vendin e tyre duke krijuar “zona të sigurta” për ta në Sirinë veriore.

Sipas HRW, megjithatë, këto zona janë jashtëzakonisht të pasigurta për shkak të mungesës së sundimit të ligjit, dhe kushteve të rënda të jetesës.

Okupimi i Turqisë i pjesëve të Sirisë veriore ka lehtësuar një klimë të paligjshme abuzimi dhe mosndëshkimi, është gjëja më e largët e mundshme nga një zonë e sigurt”, tha z. Kugll (Coogle).

Në muajin shkurt, një raport i OKB-së zbuloi se refugjatët sirianë përballen me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut pas kthimit në Siri.

HRW ra dakord, duke pretenduar se “dëbimi i një numri të madh njerëzish, në rajone ku ata kanë një frikë të besueshme nga persekutimi ose tortura, do të shkelte detyrimet e Turqisë sipas ligjit ndërkombëtar.

HRW theksoi se si një fuqi pushtuese, Turqia duhet të mbrojë banorët nga dhuna, të mbajë përgjegjës ata që kanë kryer abuzime, të rivendosë dhe ruajë sigurinë publike, dhe të sigurojë dëmshpërblime për viktimat.

Organizata rekomandoi gjithashtu që Turqia dhe qeveria e përkohshme siriane të lejojnë organet e pavarura legjislative qasje të menjëhershme dhe të papenguar në territoret e tyre të kontrolluara.

Në muajin janar, Qendra Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut, së bashku me Sirianët për të Vërtetën dhe Drejtësinë, paraqitën një ankesë penale për krime lufte kundër milicive të mbështetura nga Turqia, në rajonin Afrin të Sirisë.

Ankesa kërkon një hetim mbi abuzimet e të drejtave të njeriut, dhe krimet e luftës që ndodhin në rajon që nga viti 2018.

Amnesty International akuzoi gjithashtu Turqinë për krime lufte në vitin 2019 për shkak të operacioneve ushtarake që vranë dhe plagosën shumë civilë në Sirinë verilindore.

Operacione të tilla kanë vazhduar në vitin 2024, me të paktën gjashtë civilë të plagosur nga bombardimet dhe sulmet ajrore turke në janar.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page