HIMARË | SPIRO DHIMALEKSI U SHOQËRUA PËR MJEKIM TË DETYRUESHËM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 15 hours ago
- 1 min read

Himarë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shoqëruan për mjekim:
1- Z. Spiro Dhimaleksi, me moshë 35 vjeç.
Njoftim | Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë, parandaloi një rast të mundshëm vetëdëmtimi të një 34-vjeçari.
Sot, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas njoftimit të marrë nga familjarët, për një shtetas 34 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte izoluar në dhomë, duke refuzuar të dilte, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në adresën e dhënë.
Në mbështetje të shërbimeve vendore kanë shkuar edhe forcat “Shqiponja” të DVP Vlorë.
Fillimisht u bë e mundur nxjerrja e nënës së tij, e cila ndodhej në dhomë me të, duke u munduar ta qetësonte, dhe pas disa negociatave profesionale nga punonjësit e Policisë, u bë e mundur që shtetasi S. Dh, të dilte nga ambienti, pa dëmtuar veten.
Më pas, ai u shoqërua me autoambulancë për në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të reaguar në kohë dhe me profesionalizëm në çdo rast, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments