top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HERA E FUNDIT E GJENDJES USHTARAKE NË KORENË E JUGUT U VENDOS 45 VJET MË PARË | KUSHDO QË E SHKEL ATË MUND TË ARRESTOHET OSE KONTROLLOHET PA URDHËR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 3, 2024
  • 3 min read

 Seul, Kore e Jugut | Qindra njerëz u mblodhën jashtë parlamentit të Koresë së Jugut për të protestuar kundër vendosjes së ligjit ushtarak nga presidenti Yoon Suk Yeol në një fjalim të papritur televiziv natën vonë.

 

Hape portën, të lutem. Detyra jote është të mbrosh Asamblenë Kombëtare. Pse po qëndroni duke parë ndërsa deputetët shkelen, i bërtiti një mesoburrë një grupi policësh që ruanin portën”?

 

Pak më parë, udhëheqësi i opozitës Lee Jae-myung u kishte bërë thirrje njerëzve të mblidheshin para parlamentit për të protestuar, duke denoncuar ligjin e ri ushtarak si të paligjshëm.

 

Kryetari i Parlamentit të Koresë së Jugut raportoi se ushtria po largohet nga ndërtesa legjislative në Seul.

 

Ushtria e Koresë së Jugut tha se do të zbatojë ligjin ushtarak derisa të hiqet nga presidenti. Këtë e raportoi televizioni lokal.

 

Helikopterët zbarkojnë në Parlamentin e Koresë së Jugut. Presidenti Yoon Suk Yeol tha se masa ishte e nevojshme për të mbrojtur vendin nga forcat komuniste.

 

Për të mbrojtur një Kore të Jugut liberale nga kërcënimet e paraqitura nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët antishtetërorë... Unë deklaroj ligjin ushtarak emergjent”, tha ai.

 

Skena dhe përleshje kaotike ndodhën para parlamentit pasi policia pengoi parlamentarët të hynin në ndërtesën e Kuvendit Kombëtar.

 

Kjo është raportuar nga mediat ndërkombëtare, përfshirë BBC.

 

Kur policia tentoi të mbyllte portën kryesore, disa qytetarë u përpoqën të futeshin brenda mes të bërtiturave dhe momenteve të tensionuara, ku efektivët përdorin mburoja për të bllokuar njerëzit”, shkruan agjencia e lajmeve Yonhap.

 

Helikopterët u ulën në çatinë e Parlamentit siç u shfaq në TV live.

 

HERA E FUNDIT E GJENDJES USHTARAKE NË KORENË E JUGUT 45 VJET MË PARË.

Kanë kaluar 45 vjet që nga shpallja e gjendjes ushtarake në Korenë e Jugut në vitin 1979.

 

Kjo ndodhi pas vdekjes së presidentit Park Chung-hee, i cili, u vra nga miku i tij Kim Jae-gyu, president i Shërbimit Informativ Kombëtar.

 

Parlamenti i Koresë së Jugut miratoi njëzëri refuzimin e ligjit ushtarak.

 

Asambleja Kombëtare, në seancën plenare, miratoi një rezolutë që kërkonte shfuqizimin e saj.

 

Pro votuan të 190 deputetët e pranishëm. Këtë e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Yonhap.

 

KOREJA E JUGUT, SHUMICA DHE OPOZITA KUNDËR LIGJIT USHTARAK.

Presidenti akuzoi opozitën për aktivitete anti-shtetërore. Në mesazhin e tij të papritur televiziv të natës së vonë për kombin, presidenti Yoon tha se ligji i urgjencës ushtarake ishte një hap i domosdoshëm për të mbrojtur vendin nga forcat komuniste gjatë mosmarrëveshjeve parlamentare mbi një propozim buxheti.

 

Pa marrë parasysh jetesën e njerëzve, partia opozitare ka paralizuar qeverinë vetëm për hir të fajësimit, hetimeve speciale dhe për të mbrojtur udhëheqësin e tyre nga drejtësia”, shtoi ai.

 

Presidenti Yoon vazhdoi akuzat e tij duke etiketuar opozitën, e cila, mban kontrollin e parlamentit me një dhomë prej 300 vendesh, si forca anti-shtetërore që synojnë të përmbysin strukturat demokratike, duke e quajtur vendimin për ligjin ushtarak të pashmangshëm për të mbrojtur kombin.

 

Unë do ta kthej vendin në normalitet duke hequr qafe forcat antishtetërore sa më shpejt të jetë e mundur, kërcënoi presidenti Yoon në fjalimin e tij televiziv.

 

Aktivitetet e Kuvendit dhe të partive politike janë të ndaluara. Shefi i ushtrisë Park An-su u emërua komandant i ligjit ushtarak të shpallur vonë nga presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol.

 

Kështu raporton agjencia Yonhap, sipas së cilës, z. Park ka marrë masat e para duke ndaluar veprimtarinë e parlamentit dhe partive politike.

 

Komanda ushtarake, e nisur me shpalljen e ligjit ushtarak të presidentit Yoon, njoftoi një dekret që ndalon të gjitha aktivitetet politike, duke përfshirë Parlamentin, si dhe protestat dhe aktivitetet e partive politike.

 

Dekreti i lëshuar nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Gjeneral Park An-su, i emëruar komandant i gjendjes ushtarake, hyri në fuqi në orën 23:00 (16:00 në Shqipëri) dhe gjithashtu vë nën kontroll të gjitha mediat dhe botuesit, dhe urdhëron mjekët grevistë praktikantë të kthehen menjëherë në punë brenda 48 orëve.

 

Kushdo që shkel ligjin ushtarak mund të arrestohet ose kontrollohet pa urdhër, sipas dekretit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page