HELMETË GLADIATORI | E PERIUDHËS 400 VJET PARA KRISHTIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 13, 2023
- 1 min read

Romë, itali | E bërë rreth 2400 vjet më parë, kjo helmetë bronzi është gjetur në kazermat e gladiatorëve, në Pompei ⚔.
Ajo ka një grilë rrathësh të lidhur për të mbrojtur fytyrën, dhe një buzë të gjerë për të mbrojtur pjesën e pasme, dhe anët e kokës.
Në pjesën e përparme të përkrenares është një medalion i Herkulit, që simbolizon forcën dhe fitoren.
Lojërat gladiatoriale fillimisht u kryen në ritualet funerale, në zonën etruske të Italisë, dhe në qytetet greke në jug.
Ato u sollën në Romë, në shekullin e katërt para Krishtit, dhe u bënë një formë e njohur e argëtimit masiv, në të gjithë Perandorinë.
Çdo qendër kryesore kishte një amfiteatër, të cilët, janë shpesh ndër kujtimet më të spikatura të së kaluarës etrusko-pellazgo-ilire.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)




















Comments