top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HAPET SOT TUNELI I MURRIZIT; VEPËR E RËNDËSISHME E RRUGËS SË ARBRIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 14
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Sot do të hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Murrizit, vepra më e rëndësishme e Rrugës së Arbrit.

 

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3.7 kilometrash dhe përbëhet nga dy seksione; ai i trafikut të automjeteve dhe ai i emergjencës.

 

Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.

 

Hapja e Tunelit të Murrizit bën të mundur qarkullimin në të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila, do të shfrytëzohet për forcimin ekonomik të zonave ku ajo kalon, duke i nxjerrë nga izolimi i thellë.

 

Rruga e Arbërit ka gjatësi 74 kilometra dhe konsiderohet një aks i rëndësishëm Lindje-Perëndim.

 

Rruga e Arbërit do të lidhë në kohën më të shkurtër Tiranën me Dibrën, me veriun e Maqedonisë së Veriut, me Dibrën e Madhe, me Tetovën, me Shkupin, etj, …

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page