top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HAMASI: MARRËVESHJA E PROPOZUAR ËSHTË ENDE DUKE U STUDIUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 29, 2024
  • 2 min read

Katar | Zyrtari i Byrosë Politike të Hamasit, Izzat al-Risheq mohoi burime anonime nga organizata terroriste, të cilat i thanë AFP-së mbrëmë vonë se nuk kishin hasur ndonjë problem të madh me propozimin e fundit për armëpushim.

 

Në një deklaratë, të cituar nga enti mediatik Haaretz, z. al-Rishek sqaroi se propozimi është ende duke u studiuar.

 

Egjipti ftoi një delegacion izraelit të shkojë sot në Kajro, si pjesë e negociatave në vazhdim për të garantuar një marrëveshje për kthimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, në të cilën, duhet të marrë pjesë edhe vetë grupi terrorist: raporton enti mediatik Kohërat e Izraelit (Times of Israel), i cili citon Gazetën e Katarit Al-Arabi Al-Jadid me bazë në Katar.

 

Ftesa, shkruan Al-Arabi Al-Jadid, synon të përshpejtojë procesin dhe të japë sqarimet e nevojshme mbi vëzhgimet që do të prezantohen nga delegacioni i Hamasit që do të udhëtojë në Kajro.

 

Delegacioni izraelit, tha një burim për gazetën, do të autorizohet të japë përgjigje ndaj kërkesave të ngritura nga Hamasi, por nuk do të autorizohet të marrë vendime apo të paraqesë qëndrime zyrtare.

 

Egjipti, i cili së bashku me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara janë përpjekur pa sukses për të ndërmjetësuar një marrëveshje të re armëpushimi në Gaza që kur luftimet u ndalën për një javë në muajin nëntor, dërgoi një delegacion të nivelit të lartë në Izrael të premten.

 

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani sot pasdite do të jetë në Riad të Arabisë Saudite për një sërë takimesh mbi luftën në Gaza dhe krizën në Lindjen e Mesme në përgjithësi.

 

Sekretari amerikan i Shtetit Entëni (Antony) Blinken do të jetë gjithashtu në Riad dhe më pas do të vazhdojë me një udhëtim të ri në rajon për të shmangur mundësinë e një përshkallëzimi të ri ushtarak në përplasjen mes Izraelit dhe Hamasit.

 

Ministri Tajani do të ndajë rezultatet e takimit të G7 në Kapri (Capri) me ministrat arabë dhe evropianë, si dhe do të ketë momente të ndryshme diskutimi me kolegët e tij evropianë, ndër të tjera me ministrat e Katarit, Egjiptit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page