top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GUVERNATORI RUS | DRONËT MBI RAJONIN E LIPETSK-ut SHKAKTUAN 9 TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 9, 2024
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Të paktën nëntë persona u plagosën gjatë natës për shkak të një sulmi masiv me drone në rajonin rus të Lipetsk-ut, i cili, dëmtoi një infrastrukturë energjetike.

 

Guvernatori i rajonit, Igor Artamonov, e njoftoi këtë në Telegram, duke shtuar se katër fshatra u evakuuan.

 

Më parë, Ministria lokale e Emergjencave kishte njoftuar se një zjarr shpërtheu në një aeroport ushtarak në rajon.

 

Guvernatori Artamonov u kufizua të fliste për shpërthimin e objekteve shpërthyese pa përmendur aeroportin, por sipas RBC-Ukraine shpërthimet ndoshta kanë ndodhur në objektin ushtarak.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page