DASËM NË GREQI: KRYETARI I PARTISË SË MAJTË SIRIZA STEFANOS KASELLAQIS (KASSELAKIS) U MARTUA ME NJË BURRË | SË SHPEJTI PRITET QË TË MARTOHEN ME BURRA EDHE KRYETARËT E PARTIVE TË MAJTA NË SHQIPËRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 31, 2024
- 2 min read
Athinë, Greqi | Udhëheqësi i subjektit politik të majtë Siriza (Syriza), Stefanos Kasellaqis (Kasselakis) u martua me bashkëjetuesin e tij Taillër Mekbeth (Tyler Macbeth), në një ceremoni private, në tarracën e Kopshtit Botanik të Kanias (Chania), në Greqi.
Ceremonia martesore u zhvillua rreth orës 18:00 - të së premtes - ku çifti ka mbërritur në vendin e ceremonisë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa të ftuarit e tyre kishin nisur të vinin pak më herët.
Z. Kasellaqis (Kasselakis) dhe z. Taillër Mekbeth (Tyler Macbeth) u futën në ambientet e ceremonisë me një automjet privat, me synimin për të shmangur kamerat, ndërsa pranë zonës janë parë edhe patrulla policie për të siguruar privatësinë e momenteve vetjake të çiftit homoseksual.
Gjithashtu u aktivizua edhe një sistem anti-dron në mënyrë që çdo dron në distancë të afërt të mos mund të fluturonte dhe të regjistronte video nga lart.
Të ftuarve në dasëm iu kërkua që të dorëzonin celularët para fillimit ceremonisë martesore.
Ceremonia e shkurtër u pasua me një pritje për 130 të ftuarit e çiftit homoseksual.
Të ftuarit shijuan krijimet nga kuzhina e Kopshtit Botanik me shije dhe pjata lokale të bazuara në prodhimet vendase, limonadë bimore të bërë në shtëpi si dhe një koktej me bazë xhinin grek.
Përgatitjet për ceremoninë martesore nisën ditën e mërkurë, më 28 gusht 2024.
Festimet nuk ndalen me kaq, pasi në mbrëmje çifti homoseksual organizoi një festë në një vilë private në Kania (Chania).
E vendosur në një pronë private, në fillim të Akrotirit në Kania (Chania), vila ofronte privatësinë dhe luksin e kërkuar për të organizuar festën që do të mbyllte ceremoninë martesore të çiftit homoseksual, ku paten qasje vetëm 130 të ftuarit e tyre.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments