top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYQTARËT E GJKKO-së ELSA ULLIRI +BIB NDRECA + RUDINA PALLOJ DO TË MARRIN NË SHQYRTIM GJYQËSOR AKTET PROCEDURIALE PENALE NË NGARKIM TË KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË SALI BERISHA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 2
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Tre gjyqtarë/e të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) do të marrin në shqyrtim gjyqësor aktet proceduriale penale në ngarkim të:

1- Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë (ish-president, ish-kryeministër) Sali Berisha.

2- Z. Jamarbër Malltezi (dhëndëri i z. Sali Berisha).

3- Oligarkut Fatmir Bektashi.

4- Z. Xhimi Begeja.

5- Znj. Andia Pustina (financiere).


Kryesuese e trupit gjykues do të jetë:

1- Gjyqtarja Elsa Ulliri.


Anëtarë të trupës gjykuese do të jenë:

1- Gjyqtari Bib Ndreca.

2- Gjyqtarja Rudina Palloj.


Mbështetur mbi afatet kohore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale do të duhet që brenda disa ditëve të mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj tyre.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page