top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJKKO-ja MBYLLI GJYQIN PARAPRAK NDAJ KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË SALI BERISHA | AKTET PROCEDURIALE PENALE NË NGARKIM TË TIJ KALUAN PËR GJYKIM PENAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 19
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi shqyrtoi në gjyq paraprak aktet proceduriale penale në ngarkim të:

1- Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha (ish-deputet, ish-kryeministër dhe ish-president i Republikës së Shqipërisë) vendosi t’i kalojë ato për gjykim penal.


Irena Gjoka në kohën e vendimmarrjes së saj, për këtë çështje, nuk ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare.


Automatikisht të gjitha vendimet e marra prej saj janë të pavlefshme.


Kjo gjykatë me vendim haptazi të padrejtë dhe të paligjshme na i rrëzoi pa argumentuar sepse.


Gjykata vendosi sot ta kalojë për gjykim çështjen, ndërkohë që po kjo gjyqtare në të njëjtat kushte, në rastin e çështjes Dako e ka kthyer pas, … për plotësim hetimi.


Ndërsa në rastin konkret e dërgoi çështjen për gjyq.


Kjo pavlefshmëri po mban prej 2 vitesh Jamarbër Malltezin në kushtet e arrestit shtëpiak, dhe Berishën për aq kohë sa ishte në arrest shtëpia, si pasojë e kësaj vendimmarrje të paligjshme të gjyqtares”, denoncoi avokati i tij, Genc Gjokutaj.


Z. Berisha gjendet aktualisht në masën e sigurimit vetjak “detyrim paraqitje”.


Ndaj tij u zhvilluan hetime penale paraprake për shkelje penale të lidhura me korrupsionin pasiv.


Si i bashkëhetuar është edhe z. Jamarbër Malltezi (dhëndri i z. Berisha).


Ai është në masë sigurimi vetjak “arrest shtëpie”.


Ai u hetua për shkelje penale të lidhura me akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.


Të bashkëpandehur të tjerë janë:

1- Oligarku Fatmir Bektashi (korrupsion aktiv dhe pastrim parash).

2- Z. Xhimi Begeja (pastrim parash - trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i subjektit tregtar Homeplan).

3- Znj. Andia Pustina (financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të subjektit tregtar Homeplan).


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page