GJYKATA E TIRANËS: ARREST ME BURG PËR ROBERT KULLËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 3, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Tiranës shqiptoi masën e sigurimit arrest me burg për z. Robert Kulla (i biri i z. Nehat Kulla).
Ai u akuzua për dhunë në familje nga njerka e tij.
Në seancë gjyqësore z. Kulla pretendoi se nuk ka ushtruar dhunë ndaj njerkës, por konflikti me gruan e babit të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësinë e banesës - ku të dy pretendojnë pronësisë - pas vdekjes së z. Nehat Kulla, më 16 qershor të vitit 2020.
Z. Robert Kulla e kërkon pronën si trashëgimtar i të ndjerit.
Njerka e kërkon pronën si bashkëshorte e të ndjerit.
Arrestimi i z. Kulla u krye pas kallëzimit penal të kryer nga bashkëshortja e z. Nehat Kulla më datë 1 qershor 2024.
Të dyja palët pretendojnë se kanë certifikatë pronësie dhe akuzojnë njëri-tjetrin për falsifikim të dokumentit të pronësisë.
Z. Kulla tashmë akuzohet për tre (3) vepra penale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)



























