top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E POSAÇME: VAZHDIM I MASËS SË SIGURIMIT VETJAK “ARREST NË BURG” PËR ZAMBAK GJONIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 10 hours ago
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) e përfaqësuar në seancë gjyqësore nga gjyqtari Erion Bani, hodhi poshtë kërkesën proceduriale penale të:

1- Z. Zambak Gjoni, i cili, kërkoi informacion mbi ecurinë e hetimeve penale paraprake të ndërmarra ndaj tij.


Ai është ish-funksionar i burgut të Vlorës; hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) se së bashku me ish-punonjësin e IMT-së, Arnold Rrokaj kanë hyrë tek sistemet e postës elektronike (email) të 3 prokurorëve të posaçëm.


Materialet e marra atje, i kanë shpërndarë te:

1- Ish-kreu i burgjeve, Agim Ismaili.

2- Z. Dritan Palnikaj.

3- Dy gazetarë.


Njoftim | 1. Kërkuesi Zambak Gjoni me datë 03.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dhënie informacioni në lidhje me hetimet e kryera për çështjen penale në ngarkim të personit nën hetim”, baza ligjore neni 246 i K.Pr.Penale.


2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112, 246 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 644, datë 24.10.2025, vendosi:


1. Vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Zambak Gjoni me vendimin Nr.32, datë 14.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.


3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page