top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E MOSKËS URDHËROI ARRESTIMIN NË MUNGESË TË JULIA NAVALNIAS (YULIA NAVALNAYA).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 9, 2024
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar arrestimin në mungesë të znj. Julia Navalnia (Yulia Navalnaya) me akuzën e përfshirjes në një grup ekstremist.

 

Kështu shkruan enti mediatik RIA Novosti, duke cituar shërbimin për shtyp të gjykatës.

 

Gjykata ka zgjedhur masën parandaluese në formë të paraburgimit për 2 muaj. Periudha llogaritet nga momenti i ekstradimit në territorin e Federatës Ruse ose nga momenti i ndalimit në territorin e Federatës Ruse”, njofton gjykata.


Gjykata sqaroi se znj. Navalnia (Navalnaya) ishte vendosur në listën e kërkimit ndërkombëtar sepse ajo u fsheh nga autoritetet hetimore.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page