GJYKATA E LEZHËS: “ARREST NË BURG” PËR ARDIT GJEÇIN; U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK KU MBETËN TË VDEKUR VËLLEZËRIT RAMAZAN HARAPI DHE AGIM HARAPI NGA FSHATI MELGUSHË I SHKODRËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 12
- 1 min read

Lezhë, Shqipëri | Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shqiptoi masë sigurimi “arrest në burg” ndaj:
1- Z. Ardit Gjeçi, me moshë 33 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në aksident automobilistik me pasojë vdekjen e dy subjekteve (meshkuj); dy vëllezërit Ramazan Harapi dhe Agim Harapi, nga fshati Melgushë, i Shkodrës.
Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
2- “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
































Comments