top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJKKO-ja SHQIPTOI DËNIME PENALE PËR ZYRTARËT E ADMINISTRATËS SHTETËRORE TË KURBINIT | JETON CAKONI; VLASH GEGA; DONIKA SENKA U SHPALLËN FAJTORË || IRISI TAHIRAJ U SHPALL E PAFAJSHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 23
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) shqiptoi dënime penale për tre ish-zyrtarë të administratës shtetërore në Kurbin.


Në përfundim të procesit penal, të zhvilluar me gjykim të shkurtuar, u shpallën penalisht fajtorë tre subjekte; ndërsa një, u shpall i pafajshëm.


Nga sa më sipër:

1- Z. Jeton Cakoni u dënua me 1 vit heqje lirie (dënimi penal iu reduktua në 8 muaj heqje lirie). Dënimi penal iu pezullua dhe u vendos në provë për 16 muaj. Ai humbi të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.


2- Z. Vlash Gega u dënua me 1 vit heqje lirie (dënimi penal iu reduktua në 8 muaj heqje lirie). Dënimi penal iu pezullua dhe u vendos në provë për për 16 muaj. Ai humbi të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.


3- Znj. Donika Senka u dënua me 1 vit heqje lirie (dënimi penal iu reduktua në 8 muaj heqje lirie). Dënimi penal iu pezullua dhe u vendos në provë për për 16 muaj.


Znj. Irisi Tahiraj u shpall e pafajshme për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.


Gjykata urdhëroi gjithashtu që:

1- Dokumentet e sekuestruara gjatë hetimeve penale paraprake (edhe deklarata të nënshkruara nga znj Donika Senka) të cilësohen të falsifikuara dhe të shënohen si të tilla nga administrata e Bashkisë Kurbin, si autoriteti që i ka nën administrim.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page