GJKKO-ja SHFUQIZOI MASËN E SIGURIMIT VETJAK “ARREST NË BURG” PËR JAMARBËR MALLTEZIN | LA GARANCI PASURORE 3 MILIONË LEKË TË RINJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 7
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) shqiptoi vendim për shfuqizimin e masës së sigurimit vetjak “arrest në shtëpi” për:
1- Z. Jamarbër Malltezi.
Atij iu kërkua depozitimi i një garancie pasurore prej tre (3) milionë lekësh të rinj.
Ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për aferën e njohur rëndom si “Partizani”.

Deklaratë | Kemi zëvendësimin e masës me garanci pasurore. Ka mbi 20 muaj që kjo ishte një farsë politike, ishte një urdhër politik.
Nuk kemi të bëjmë me një shtet ligjor, por me një shtet që lufton armiqtë e PS.
Vendimi i sotëm vjen pas 20 muajsh privim lirie thjesht me një urdhër politik të Edi Ramës.
E mbani mend se si në Kongresin e PS Edi Rama urdhëroi SPAK të procedojë penalisht Sali Berishën, të njëjtën gjë e kërkoi edhe ambasadorja e korruptuar amerikane si Juri (Yuri) Kim.
Prandaj kemi të bëjmë me një proces politik, tha z. Malltezi në një prononcim mediatik - pasi doli nga ambientet e Gjykatës së Posaçme.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments