GJKKO: “DETYRIM PARAQITJE” PËR GENTIAN SULËN; MERIMAN PALUSHIN; FATMIR BEKTASHIN; SOKOL KRYEZIUN; SHKËLQIM FUSHËN | AKUZOHEN SI BASHKËPUNËTORË TË KRYETARIT TË BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 10, 2025
- 2 min read
Updated: Feb 11, 2025

Tiranë, Shqipëri | GJKKO-ja shqiptoi masat e sigurimit vetjak “detyrim paraqitje” edhe për:
1- Z. Gentian Sula (është oligark, i përfshirë në ndërtime masive).
2- Z. Meriman Palushi (Ai është një sipërmarrës i njohur për aktivitetet e tij në sektorin e ndërtimit dhe energjisë. Ai është themelues dhe pronar i vetëm i kompanisë "PALUSHI" sh.p.k., e cila operon në fusha të ndryshme, përfshirë ndërtimin e rrugëve, ndërtesave civile dhe industriale, si dhe prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike).
3- Z. Fatmir Bektashi (është një emër i njohur jo vetëm në fushën e biznesit, por edhe për drejtësinë, pasi rezulton i marrë i pandehur për dosjen e aferës Partizani nën akuzë për korrupsion. Bektashi ka në pronësi kompaninë e ndërtimit ‘Kontakt Al’, ortak i kompanisë Homeplan, e cila ndërtoi pallatet në ish-klubin Partizani. ).
4- Z. Sokol Kryeziu (është një biznesmen i përfshirë në sektorin e ndërtimit dhe projekteve infrastrukturore. Sokol Kryeziu është zotërues i kompanisë "GERARD - A" sh.p.k.).
5- Z. Shkëlqim Fusha (është një biznesmen i njohur kryesisht për aktivitetet e tij në industrinë e ndërtimit. Sipas të dhënave nga QKB, Shkëlqim Fusha zotëron 100% të aksioneve të Fusha sh.p.k. Po ashtu, Shoqëria Koncesionare ‘Tirana 4’ është një subjekt i lidhur me kompaninë "Fusha sh.p.k.", ku kjo e fundit zotëron 32.9% të aksioneve. Administratori i kompanisë është Elti Fusha, djali i biznesmenit Shkëlqim Fusha.).
Ata akuzohen si lidhje e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në kryerje veprash penale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments