GJITHNJË E MË SHUMË VDEKJE TË LIDHURA ME NXEHTËSINË PRITEN NË VENDET E BASHKIMIT EUROPIAN | ITALIA QËNDRON NË KRYE TË LISTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 27
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Katër nga dhjetë qytetet evropiane në të cilat pritet numri më i madh i viktimave për shkak të rritjes së temperaturave deri në fund të shekullit janë italiane.
Roma, me gati 148 mijë të vdekur, është në vendin e dytë pas Barcelonës, e cila, mund të arrijë shifrën shqetësuese prej rreth 246 mijësh, e ndjekur nga Napoli në vendin e tretë (mbi 147 mijë) dhe Milani në të pestin (pak mbi 110 mijë).
Në mbyllje të renditjes, ku përfshihen edhe Madridi dhe Valencia, Athina, Marseja dhe Bukureshti, Xhenova, me mbi 36 mijë të vdekur nga të nxehtit.
Këto janë vlerësimet e bëra në studimin e botuar në revistën Nature Medicine dhe të udhëhequr nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, në të cilën për Italinë morën pjesë edhe Universiteti Ca' Foscari i Venecias, ASL Roma 1 dhe Instituti i Lartë për Mbrojtjen dhe Kërkimin e Mjedisit (Ispra).
Hulumtimi përfshiu 854 qytete evropiane, duke llogaritur se ngrohja globale mund të shkaktojë gjithsej mbi 2.3 milionë vdekje deri në vitin 2099.
Megjithatë, 70% e tyre mund të shmangen me veprime të shpejta dhe urgjente për të reduktuar emetimet e karbonit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments