FSHATI MASHKULLORË; GJIROKASTËR | TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI KALLASHNIKOV; ASTRIT ÇANI SHTIU NDAJ PËLLUMB ÇANIT (MBETI I PLAGOSUR).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 21
- 1 min read

Fshati Mashkullorë, Gjirokastër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Astrit Çani, me moshë 93 vjeç.
Ai konsiderohet i përfshirë në plagosje me armë zjarri automatike (kallashnikov) të:
1- Z. Pëllumb Çani, me moshë 61 vjeç.
Njoftim | Gjirokastër.
Informacion paraprak.
Rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi A. Ç., 93 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P. Ç., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. Ç., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments