top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJIROKASTËR | KLODIAN BENA U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Gjirokastër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Klodian Bena, me moshë 43 vjeç.


Njoftim | Gjirokastër.


Vijon operacioni i koduar “Fugitive”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.


Akuzohet në Spanjë, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 43-vjeçari.


Si rezultat i punës operacionale të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Spanjës, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “Fugitive”.


Gjatë kësaj faze, u kap në Gjirokastër dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi K. B., 43 vjeç.


Gjykata e Sabadellit, Spanjë, në muajin qershor 2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.


Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Spanjë, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page