GJIROKASTËR | BESNIK KOLA U KONSTATUA I VDEKUR; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 19
- 1 min read
Updated: Jun 20

Gjirokastër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Besnik Kola, me moshë 62 vjeç, u konstatua i vdekur (mbytur) në liqenin e Viroit.
Në lidhje me rastin po hetohet për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje.
3- Vdekje nga pakujdesia.
4- Vdekje nga shkaqe natyrale.
Njoftim | Gjirokastër.
Informacion paraprak.
Rreth orës 17:30, në liqenin e Viroit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur në liqen, shtetasi B. K., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë roje në ambientet e zonës së Viroit, pranë Agjencisë së Shërbimeve Komunitare dhe Utilitare, në bashkinë Gjirokastër.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments