GJIROKASTËR | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK TRAGJIK TE “BAIPASI”; TË VDEKUR MBETËN MARTIN DULAJ; KLEJDI MYFTARI; ANXHELO RUÇI; E PLAGOSUR MBETI ARSIDA DEMIRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 1
- 2 min read
Updated: Jan 2

Gjirokastër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e disa subjekteve ngjau në aksin rrigor “Gjirokastër-Tepelenë”, vendi i quajtur “Bypass-i”.

Të vdekur mbetën:
1- Z. Martin Dulaj, me moshë 25 vjeç, nga Tepelena.
2- Z. Klejdi Myftari, me moshë 24 vjeç, nga Tepelena.
3- Z. Anxhelo Ruçi, me moshë 27 vjeç, nga Tepelena, (djali i punonjësit të Policisë së Shtetit Rami Ruçi dhe nip ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi).
E plagosur mbeti:
1- Znjsh. Arsida Demiri, me moshë 19 vjeçe, nga Delvina.




Njoftim | Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments