GJERMANIA DERI NË FUND TË VITIT 2026 DO TË HEQI KOMPANITË KINEZE HUAWEI DHE ZTE NGA RRJETI 5G | I DRUHET PËRGJIMEVE NGA PARTIA KOMUNISTE E KINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 17, 2024
- 1 min read
Berlin, Gjermani | Koalicioni qeverisës i Gjermanisë thuhet se ka rënë dakord për një propozim për të eliminuar komponentët Huawei nga rrjeti kryesor celular 5G i vendit deri në fund të vitit 2026 për sigurinë kombëtare.
Kompanitë, sipas thashethemeve të raportuara nga enti mediatik Bllumbërg (Bloomberg), do të kenë kohë deri në fund të vitit 2029 për të hequr komponentët e prodhuar nga Huawei dhe rivali i tij kinez ZTE.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Maksimilian (Maximilian) Kall tha se rishikimi i komponentëve kritikë të rrjeteve celulare 5G po vazhdon dhe duhet të përfundojë së shpejti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments