top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJERMANI: U ARRESTUA LEONIS HAMZA I NJOHUR SI PREDIKUES FETAR ME EMRIN ABDUL ALIM HAMZA NGA KOSOVA | AKUZOHET SI ISLAMIK EKSTREMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 11, 2024
  • 2 min read

Berlin, Gjermani | Strukturat e policisë gjermane arrestuan:

1- Z. Leonis Hamza, i njohur si predikues fetar me emrin Abdul Alim Hamza, nga Kosova.

 

Enti mediatik BILD raporton se ai u arrestua të martën dhe u dërgua në paraburgim në pritje të dëbimit për në Kosovë.

 

Aksioni për arrestimin e tij u përgatit nga autoriteti i emigracionit në Bon dhe agjencia e sigurimit shtetëror.

 

Ai shfaqet në mediat sociale ku bën predikime të islamit, por gjithashtu komunikon me personazhe famëkeq si udhëheqësi i klanit të Berlinit, Arafat Abu-Çakër (Arafat Abou-Chaker).

 

Kumtohet se ai ka lindur në Pejë në vitin 1990 dhe për herë të fundit ka jetuar në Bon.

 

Në Bon, z. Abdul Alim Hamza ishte imam në një xhami që Agjencia e Sigurimit Shtetëror e vlerësoi si “vend takim salafist”.

 

Z. Hamza gjithashtu është konsideruar prej kohësh si një predikues salafist dhe si i dyshuar që mban kontakte me drejtues të skenës islamike, si z. Ibrahim El-Azzazi dhe z. Abu Dunja.

 

Nga muaji janar i vitit 2022 ai është konsideruar si një “person relevant” në fushën e islamizmit.

 

Në muajin maj, u shfaq një video e z. Abdul Alim Hamza në të cilën ai akuzonte policinë se e kishte monitoruar, ndërsa pamjet u shpërndanë nga disa islamistë.

 

Sapo kisha makinën time këtu në servis dhe çfarë gjej. Kjo gjë e bukur ushtarake që nuk ikën aq lehtë - thotë ai teksa merr një pajisje GPS në dorë dhe shtoi - kjo është demokracia gjermane dhe shteti ligjor. Shumë bukur, faleminderit shumë”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page