GJERMANI | GJENERAL BREUER: BËHUNI GATI PËR NJË LUFTË TË MUNDSHME ME RUSINË BRENDA PESË VITEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 10, 2024
- 1 min read
Berlin, Gjermani | Gjermania duhet të përgatitet për mundësinë e një lufte me Rusinë brenda pesë viteve të ardhshme.
Këtë e tha në një intervistë për gazetën “Welt am Sonntag”, shefi i shtabit të mbrojtjes gjermane, gjenerali Karsten (Carsten) Breuer.
Deklarata e gjeneralit vjen pas asaj të bërë në janar të ministrit të Mbrojtjes të Berlinit, Boris Pistorius, sipas të cilit, një luftë me Moskën mund të ndodhë brenda 5-8 viteve të ardhshme.
Sipas gjeneralit Breuer, Rusia paraqet potencialin ushtarak, dhe synimin për një shtrirje të mundshme të agresionit të saj përtej Ukrainës.
Lidhur me mbështetjen gjermane për Kievin, shefi i shtabit tha se ai nuk sheh një kufizim të vetëdijshëm të ndihmës.
Një kufi, megjithatë, qëndron në kapacitetet industriale gjermane, të cilat, duhet të zgjerohen, pranoi gjenerali Breuer.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



























Comments