GJEORGJI: QYTETARËT FESTUAN VENDIMIN E BE-së NË SHESHIN QENDROR TË LIRISË NË TBILISI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 15, 2023
- 1 min read
Tbilisi, Gjeorgji | Dhjetëra mijëra gjeorgjianë u mblodhën në kryeqytetin e vendit, Tbilisi, për të festuar që vendit iu dha statusi i kandidatit për në Bashkimin Europian.
Duke valëvitur flamujt e Gjeorgjisë dhe të BE-së, turmat brohoritën për vendimin, ndërsa përmbytën Sheshin qendror të Lirisë, të Tbilisit, të premten mbrëma, tha një reporter i AFP në vendngjarje.
“Ju përgëzoj për këtë ngjarje historike. Rroftë Gjeorgjia e bashkuar, e fortë, evropiane!”. tha z. Irakli Garibashvili.
Një orkestër performoi himnin kombëtar të Gjeorgjisë dhe Odën e Gëzimit të BE-së.
Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina aplikuan për t'u bashkuar me bllokun 27-vendesh pasi Kremlini filloi luftën kundër Ukrainës vitin e kaluar.
BE-ja i dha statusin e kandidatit Kievit dhe Kishinaut në atë kohë, por, i kërkoi Tbilisit, që së pari, të reformonte sistemet e tij gjyqësore dhe zgjedhore, të zvogëlonte polarizimin politik, të përmirësonte lirinë e shtypit, dhe të frenonte pushtetin e oligarkëve.
Në nëntor, Komisioni Evropian rekomandoi që liderët e BE-së t'i japin Gjeorgjisë statusin e kandidatit zyrtar - me kusht që qeveria e Tbilisit të prezantojë reforma.
Anëtarësimi në BE është i sanksionuar në kushtetutën e Gjeorgjisë dhe mbështetet – sipas sondazheve të opinionit – nga rreth 80% e popullsisë.
Në të vërtetë, deputetët në parlamentet e Moldavisë dhe Gjeorgjisë valëvitën flamujt e BE-së, dhe luajtën himnin e Bashkimit në fillim të sesioneve të tyre parlamentare, të premten, pas njoftimit të papritur të së enjtes, për hapjen e negociatave të pranimit me Ukrainën, dhe Moldavinë, dhe për dhënien e kandidaturës për Gjeorgjinë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























Comments