top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJENEVË | OKB-ja DENONCOI SE 1700 VETA U VRANË NË GAZË QË NGA MUAJI MAJ NDËRSA KËRKONIN NDIHMË HUMANITARE; KERKOI HETIM DHE NDËSHKIM PËR PËRGJEGJËSIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 17
  • 1 min read
ree

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Të paktën 1760 palestinezë u vranë ndërsa kërkonin ndihmë në Gaza midis 27 majit dhe 13 gushtit, sipas shifrave të fundit të publikuara nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.


Nga këta, 994 vdiqën pranë vendeve të Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF) dhe 766 përgjatë rrugëve të konvojeve të furnizimit.


Shumica e këtyre vrasjeve u kryen nga ushtria izraelite.


Ndërsa jemi në dijeni të pranisë së elementëve të tjerë të armatosur në të njëjtat zona, nuk kemi asnjë informacion që tregon përfshirjen e tyre në këto vrasje”, thuhet në një deklaratë të lëshuar sot në Gjenevë nga OKB-ja.


Secila prej këtyre vrasjeve duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur dhe ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës - tha ajo.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page