top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZË | FORCA MBROJTËSE E IZRELIT VRAU ZËDHËNËSIN E KRAHUT TË ARMATOSUR TË ORGANIZATËS TERRORISTE HAMAS TË QUAJTUR ABU OBEIDA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 31
  • 1 min read
ree

Gazë | Një burim palestinez u tha enteve mediatike “Al Arabiya” dhe “Al Hadath” këtë mëngjes se zëdhënësi i Brigadave Kasam (Qassam), krahut ushtarak të Hamasit, i njohur si Abu Obeida, u vra.

 

Burimi palestinez konfirmoi se Izraeli shënjestroi një shtëpi ku po qëndronte zëdhënësi i Kasamit (Qassam) dhe se bombardimet izraelite vranë të gjithë ata që ishin brenda.

 

Burimi raportoi se familja e Abu Obeidës dhe udhëheqësit e Brigadave Kasam (Qassam) konfirmuan vdekjen e tij pasi ekzaminuan trupin e tij.

 

Një zëdhënës izraelit njoftoi dje se një udhëheqës i shquar i Hamasit ishte shënjestruar në Gazë.

Abu Obeida
Abu Obeida

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page