FUSHË-KRUJË | U ARRESTUAN SABAH STAFUKA DHE FATMIR STAFUKA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 2 min read

Fushë-Krujë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner të infiltruar në Policinë e Shtetit strukturat përgjegjëse të Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore arrestuan:
1- Punonjësin e Policisë së Shtetit Lutfi Dervishi, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, i cili mbulonte zonën e Fushë-Krujës.
Gjithashtu, u arrestuan edhe:
1- Z. Sabah Stafuka.
2- Z. Fatmir Stafuka.
Njoftim | OPERACIONI “BASTI I FUNDIT” – TRE PERSONA TË ARRESTUAR NË FLAGRANCË, MES TYRE NJË PUNONJËS POLICIE.
Në vijim të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera, u arrestuan në flagrancë një punonjës policie dhe dy shtetas.
➡️ Lutfi Dervishi me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, me zonë mbulimi qytetin e Fushë-Krujës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 197 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 119 fishekë model 9mm.
➡️ Sabah Stafuka, banues në Arrameras, Fushë-Krujë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i padënuar më parë.
➡️ Fatmir Stafuka, banues në Arrameras, Fushë-Krujë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare.
Arrestimi i shtetasve Sabah Stafuka dhe Fatmir Stafuka u krye për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 197 dhe 283 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet objekt hetimi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
* 4 pajisje elektronike (makineta) të dyshuara për ushtrimin e lojërave të fatit;
* 2 serverë/njësi kompjuterike, të dyshuara se përdoreshin për aktivitetin e kundërligjshëm;
* 1 pajisje DVR;
* 5 qese me mbështjellje plastike, që përmbanin lëndë të dyshuar narkotike, me peshë totale 2.22 gramë;
* 6 qese të vogla plastike, që përmbanin lëndë të dyshuar narkotike, me peshë totale 4.41 gramë;
* 3 aparate telefonike celulare.
Veprimet hetimore vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë, si dhe evidentimin dhe dokumentimin e çdo rasti të favorizimit, mbështetjes apo mosveprimit nga punonjës të strukturave ligjzbatuese.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e vendosur në përmbushjen e përgjegjësive të saj ligjore, duke zbatuar standard të barabartë përpara ligjit dhe tolerancë zero ndaj çdo punonjësi që, në kundërshtim me detyrën dhe përgjegjësinë publike, përfshihet, favorizon apo mbështet veprimtari të kundërligjshme, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments