top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BUBQ; FUSHË-KRUJË | U ARRESTUA NAIM KALLAKU: AKUZOHET SE MBANTE PA LEJE ARMË ZJARRI TË KOHËS SË L2B.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 23
  • 1 min read
ree

Fshati Bubq, Fushë-Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Naim Kallaku, me moshë 68 vjeç.


Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje (brenda një subjekti tregtar).

 

Njoftim | Arrestohet 1 shtetas, të cilit iu gjetën armë në subjekt.

 

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bazë të hetimeve proaktive dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u konstatua se shtetasi N. K., 68 vjeç, mbante në subjektin e tij, në fshatin Bubq, 1 armë zjarri pushkë.

 

Në ambientet e këtij subjekti, u gjet dhe 1 armë jofunksionale, e dyshuar e kohës së Luftës së Dytë Botërore.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi N. K. u arrestua, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 2 armët.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page