FSHATI VERJON; FUSHË KRUJË | EDUART AFMATAJ U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; KONSIDEROHET DORAS NË VRASJEN ME ARMË ZJARRI TË ARTUR ÇANGUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Fshati Verjon, Fushë Krujë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Eduart Afmataj.
Ai konsiderohet doras në vrasjen me armë zjarri të:
1- Z. Artur Çangu.
Njoftim | Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments