FUSHË KOSOVË; PRISHTINË | MURAT FETAHU U ARRESTUA PËR VJEDHJE MALLRASH ME VLERË 45 MIJË €; BURIM HYSENI U PROCEDUA PENALISHT PËR BLERJE MALLRASH TË VJEDHURA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 21
- 1 min read

Fushë Kosovë, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan:
1- Z. Murat Fetahu, me moshë 62 vjeç.
Proceduan penalisht në gjendje të lirë:
1- Z. Burim Hyseni, me moshë 38 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në vjedhje me vlerë dyzet e pesë mijë euro (€) në subjektin tregtar “Metal-In”, kryesisht derivate nafte, nga pozitat e të qenit punonjës sigurimi.
Materialin e vjedhur e shiste te:
1- Z. Burim Hyseni.
Ndaj z. Fetahu filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vjedhje e rëndë”.
Ndaj z. Hyseni filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments