FUORISTRADA E TESLAS | ÇMIME DUKE FILLUAR NGA 70 MIJË $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 2, 2023
- 1 min read

Ushington, Amerikë | Kompania Tesla zbuloi të enjten se çmimi për modelin më të lirë të Saibërtrakut (Cybertruck) të saj të shumëpërfolur do të fillojë nga 60990 $. Automjeti me formën e tij jokonvencionale këndore, dhe trupin prej çeliku, është më i lartë se çmimi fillestar prej pak më pak se 40000 $ që kompania Tesla kumtoi në vitin 2019. Përveç modelit më të lirë, me rrota aktive të pasme, i cili, do të nuk do të jetë i disponueshëm deri në vitin 2025, një version me të gjitha rrotat aktive do të jetë i disponueshëm në 2024, me një çmim prej 79990 $. Versioni më i shtrenjtë, i njohur si Saibërbist (Cyberbeast), do të shitet për rreth 99.990 $, dhe do të jetë i disponueshëm në vitin 2024. Cybertruck është automjeti i parë i ri Tesla që nga koha kur u lëshua për tregtim Modeli Y (më shumë se tre vjet më parë). Tesla tha se ka marrë më shumë se 1 milion porosi paraprake. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










___.png)


















































Comments