FSHATI VUQË; ALBANIK (LEPOSAVIÇ); MITROVICË | MLADEN MILADINOVIÇ QARKULLONTE ME AUTOMJET PA TARGA; I IKU ME VRAP PATRULLËS POLICORE DHE ASAJ TË KFOR-it.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 11
- 1 min read

Fshati Vuqë, Albanik (Leposaviç), Mitrovicë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë intervistuan:
1- Z. Mladen Miladinoviç, me moshë 20 vjeç.
Ai ishte subjekt kryesor në një incident ku një patrullë policore në bashkëpunim me një të KFOR-it ndaluan një automjet Golf II, me ngjyrë të kuqe, e cila, ishte e pa targuar, brenda së cilës, gjendeshin dy veta.
Gjatë kryerjes së veprimeve policore z. Miladinoviç doli nga automjeti dhe ia mbathi me vrap.
Ai u paraqit në stacionin policor ku iu shqiptuan masa administrative (gjoba) për shkelje administrative të parashikuara në legjislacionin rrugor si:
1- “Mosposedim të patentë-shoferit”.
2- “Mospërfillje të urdhrave të ligjshme”.
Rasti është nën hetim penal paraprak.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments