RRUGA “SAMI GASHI”, FSHATI VAGANICË; MITROVICË | ENSAR BAJRAKTARI U PROCEDUA PENALISHT; TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI (DY VEPRA PENALE).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 11
- 1 min read

Rruga “Sami Gashi”, Fshati Vaganicë, Mitrovicë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë proceduan penalisht:
1- Z. Ensar Bajraktari.
Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri.
Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë të shkurtër zjarri.
2- Katërmbëdhjetë (14) gëzhoja.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës”.
2- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments