top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI VLOSH; ROSKOVEC | FLAMUR RËRËZA U ARRESTUA; KULTIVUES HASHASHI (22 RRËNJË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 16, 2025
  • 1 min read

Fshati Vlosh, Roskovec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Flamur Rërëza, me moshë 59 vjeç.


Njoftim | Roskovec/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.


U kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte, arrestohet 59-vjeçari.


Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.


Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.


Për rastin u vu në pranga shtetasi F. R., 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh.


Ai u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 22 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte.


Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page