top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI VELISHTË; ZVEÇAN; MITROVICË | SLOBODAN CMILJKOVIÇ (I NJOHUR SI SLOBO) U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; TRE VEPRA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 14
  • 1 min read
ree

Fshati Velishtë, Zveçan, Mitrovicë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:

1- Z. Slobodan Cmiljkoviç (i njohur edhe si Sllobo), me moshë 33 vjeç, nga fshati Velishtë.


Ai u denoncua nga një subjekt (femër).


Sipas deklarimeve të viktimës ai:

1- E ka djekur deri te vetura e saj Renault Clio; ka filluar ta godasë me shqelma; e ka shtyrë në ulësen e pasagjerit; ka hipur vetë në timon duke drejtuar automjetin në drejtim të fshatit Korilje; gjatë rrugës e ka kërcënuar se do t’i digjte shtëpinë dhe automjetin nëse nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të”.


Kur kanë arritur pranë fshatit, ai ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar ta prekë viktimën në pjesët intime të trupit; ajo ka arritur të dalë nga automjeti; ka kërkuar ndihmë në një banesë.


Një banor e ka dërguar në stacionin policor.


Në shenjë hakmarrjeje ai ka:

1- Thyer xhamat e automjetit.

2- Shkatërruar automjetin.


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuara si:

1- Sulm seksual”.

2- Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

3- Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Bình luận

Đã xếp hạng 0/5 sao.
Chưa có xếp hạng

Thêm điểm xếp hạng
bottom of page